Mosmarrëveshje për parking, 66-vjeçari në Brezovicë kërcënon 79-vjeçaren

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar në Shtërpcë një 66-vjeçar i cili ka kanosur një 79-vjeçare, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku i dyshuari ka kanosur viktimën për shkak të një mosmarrëveshjeje gjatë parkimit të automjeteve.

“Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare . Deri te ky incident kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre”, ka njoftuar policia.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...