Mosmarrëveshje mes ideatorit dhe ndërtuesit të NEWBORN-it (Video)

PUBLIKUAR

Munëtorëve të kompanisë, Metalteknika Asllani dikush u ka sjell ndërtimin e disa shkronjave gjigante, e aty janë gjithsej 7 sosh, secila në lartësi prej 3 metrash dhe peshë 2 tonëshe.

Në fakt, këto janë pamjet e punimit të obeliskut Newborn, që tash e 8 vjet e simbolizon Pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa pronari i kësaj punëtorie, që edhe i ka bërë xhirimet, tani e kujton kohën kur iu dorëzua kjo punë nga autori i monumentit, Fisnik Ismajli, duke thënë se ky i fundit donte shtatë germa të mëdha e për çka e si do të përdoren ai nuk kishte bërë të ditur, njofton Klan Kosova.

Por tani Hasim Asllani, në 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dëshiron vetëm që qytetarët ta dinë se duart e kujt, idenë e Ismailit e bënë realitet.

Por është vetë autori, Ismaili, ai që këto ditë përmes llogarisë në Facebook, e ka akuzuar Asllanin se ia mori 11 mijë euro më shumë, se që duhej për punën e kryer, por që pronari i MTA këtë akuzë nuk po e pranon, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...