“Mos rri larg” nga Afërdita, së shpejti

PUBLIKUAR

ldquo-mos-rri-larg-rdquo-nga-af-euml-rdita-s-euml-shpejti_hdAfërdita Dreshaj e ka kompletuar këngën e saj më të re të cilën së shpejti do ta lansojë në media.

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi këto ditë është duke qëndruar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Përveç argëtimeve nëpër ahengje të ndryshme me shoqëri, ajo duket se qëndron atje për të kompletuar dhe promovuar edhe këngën e saj më të re.

Afërdita ka postuar një mesazh në profilin e saj në Facebook ku thotë se kënga më e re, të cilën e ka titulluar “Mos rri larg”, do të lansohet së shpejti.

Kënga pritet të jetë me melodi verore, pasi ditë më parë ajo postoi edhe një foto të realizuar në një pishinë, e cila duket se është nxjerrë nga xhirimet e klipit të këngës.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...

“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?

Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë...