Mos i amnistoni të akuzuarit!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, kërkon që kriza politike të zgjidhet me dialog dhe jo me dhunë, ndërsa u rekomandon të akuzuarve për krim dhe korrupsion të mos i ikin drejtësisë. Ai thotë se nuk duhet të ketë imunitet për askënd

Në Kosovë është krijuar një lloj imuniteti joformal për të përfshirët në krim dhe korrupsion, ku të akuzuarit, siç ka ndodhur rasti me ish-kryetarin e Kaçanikut, ikin lirshëm nga vendi drejt Evropës. Kjo duhet të ndryshojë, nuk duhet të ketë imunitet askush!

Është shumë me rëndësi që kushdo që akuzohet të paraqitet para drejtësisë.

Kështu ka thënë në intervistën, dhënë gazetës “Zëri” ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, për të shtuar se jo shumë qytetarë të Kosovës besojnë që drejtësia në Kosovë është shumë e fortë, e që ky sistem nuk ka korrupsion. Kurse, kriza politike thotë se duhet zgjidhur me dialog.

“Nëse ti përdor gaz lotsjellës, ai do të përdorë gurë, nëse ai përdor gurët, ai tjetri me çka do të përgjigjet, me armë dore? E kemi pasur të njëjtën ngjarje në Irlandën Veriore gjatë viteve ’60- a, ku ka jetuar edhe familja ime, ka humbur 25 vjet në atë konflikt. Pra, është shumë i rrezikshëm përdorimi i dhunës”, ka thënë ambasadori O’Connell. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...