Mos e blini Cavanin dhe Falcaon, por Shkëlzen Gashin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, njësia për deminim e KFOR’it bën tërheqjen e tij

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...
Shkëlzen Gashi po arrin kulmin në karrierën e tij, të gjithë janë të fokusuar te sulmuesi i kombëtares shqiptare ku madje edhe portali i njohur francez, Footmercato.net, ka evidentuar vlerat e sulmuesit shqiptar.
Footmercato.net ka bërë një zgjedhje të katër sulmuesve pak të njohur, por që mund të jenë goditje të mira në verën e vitit 2015 dhe shumë të vlefshëm për Ligue 1 në Francë. Ata janë Shkëlzen Gashi (Basel), Alberto Bueno (Rayo Vallecano), Adam Rooney (Aberdeen) dhe Nemanja Nikolic (Videoton).

“Edinson Cavani, 64 milionë euro. Radamel Falcao 60 milionë euro. Ok, por disa klube të Ligue 1 nuk i kanë mundësitë financiare për të ofruar sulmues të mëdhenj e të shtrenjtë. Nëse doni një sulmues të tillë bleni Gashin i cili mund të shpërthejë në Ligue 1”, – shkruan faqja franceze, që e nis me Gashin, për të cilin ka edhe foton e lajmit, por edhe të shoqëruar me një video të sulmuesit Baselit dhe të kombëtares shqiptare, shkruangolalb.

Ja çfarë shkruan Footmercato.net me tej për Gashin:

“Shkëlzen Gashi (Basel): I mbërritur verën e shkuar nga Grasshoper Zurich, shqiptari 26-vjeçar nuk i ka humbur zakonet e tij të mira. I zgjedhur lojtari më i mirë i Super League në Zvicër vitin e shkuara, ai e ndoqi këtë rrugë edhe këtë vit me Basel-in. Ai është shënuesi më i mirë i kampionatit me 21 gola në 24 paraqitje, me një mesatare një gol në çdo 82 minuta. Kësaj, i duhet shtuar edhe një realizim në Champions League. Autor i sezonit më të mirë të karrierën e tij, lojtar teknik dhe efikas është e aftë të luajë si në aksin qendror ashtu edhe nga krahët. I blerë për 1.5 milionë euro, futbollisti që është kontratë deri në vitin 2008, mund të jetë një përforcim i mirë. Çmimi i tij është vlerësuar 5 milionë euro nga sajti i specializuar Transfermarkt. Lazio është duke e ndjekur pistën Gashi”, – shkruan Footmercato.net. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...