Morena bëri ndryshimin e papritur në dukje.
Morena Taraku është njëra prej artisteve që njihet për ndryshimet e shumta që bën në dukjen e saj, shkruan lajmi.net.
Ajo nuk ka hezituar që edhe këtë herë të eksperimentojë me look-un, teksa preu flokët shumë shkurt duke habitur të gjithë me këtë ndryshim.
Ajo publikoi një video në veturën e saj super-luksoze, ku tregon ndryshimin në flokë.

Artistja njihet për jetën luksoze që bën, ajo tash e një kohë është zhvendosur në Turqi, ku jeton në një prej lagjeve më të pasura.
Kujtojmë se “Bad Girl” titullohet projekti i fundit muzikor nga Morena Taraku, të cilin e solli në duet me Stresin. /Lajmi.net/


