Morena Taraku ka vazhduar të sjellë imazhe, të cilat mahnitin me dukjen e fizikut të saj mbresëlënës.
Bukuroshja ka qenë në qendër të vëmendjes së faqeve rozë në ditët e fundit përmes fotografive të publikuara në profilin e saj në Instagram, shkruan portali arbresh.info
Kësaj radhe, modelja e shndërruar në këngëtare e ka ndërruar ‘prapavijën’. Derisa ditë më parë pozonte në vende të ngrohta, tash është shfaqur në borë. Mirëpo, bukuroshja edhe në këtë fotografi ka të veshura bikini dhe mahnit me dukjen dhe linjat e saj të admiruara.



