Morena Taraku paraqitjen atraktive në pozat para pasqyrës

PUBLIKUAR

Morena Taraku mbetet ndër femrat më të komentuara në media rozë dhe merr çdo herë vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.

29-vjeçarja njihet për linjat joshëse të trupit por edhe për stilin me shumë shije të veshjes dhe kjo gjë u vu në dukje edhe në postimet e radhës.

Ish-Missi është shfaqur tejet provokuese edhe në imazhet e reja që solli për mbi 1.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Morena Taraku/Instagram

E veshur me një bluzë të kaltër që kombinohej me një xhaketë me ngjyra të njëjta, Morena përshtati dukjen me pantallona të zi.

Për t’u dukur edhe më me stil dhe sportive, bukuroshja zeshkane kombinoi veshjen me atlete bardh dhe kaltër dhe çantë të vogël të zezë.

Reklama

Foto: Morena Taraku/Instagram

Me pozat para pasqyrës, modelja dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive teksa edhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Ndryshe, Morena ka njoftuar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...