Këngëtarja dhe bukuroshja Morena Taraku mbrëmë kishte paralajmëruar se është duke shkuar për të marrë pjesë në një festival muzikore
Morena Taraku ka disa muaj që është duke vazhduar karrierën e saj në Stamboll, derisa ditë më parë ajo kishte paralajmëruar se është duke prodhuar këngë në Amsterdam.
E mbrëmë ajo kishte thënë se është duke shkuar në një festival muzikore, që konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë në Turqi, shkruan GazetaExpress.
Sonte ajo ka postuar një fotografi ku shihet duke kënduar në këtë festival derisa poshtë ka shkruar.
“Kënaqësi që të shpërblehësh nga një vend i madh”, ka shkruar ajo derisa ka treguar inicialet e Turqisë me TR.
Edhe shumë komentues kanë pasur kritika për Morenën, e cila nuk ka treguar saktë se për cilin festival bëhet fjalë. Kujtojmë se më 1 maj nga faqja për eventet në Stamboll nuk ka ndonjë festival të famshëm, pasi që kjo datë konsiderohet e rrezikshme në metropolin turk për shkak të protestave të gjata që mbahen në shumicën e shesheve të këtij qyteti. /GazetaExpress/



