Morena po vazhdon pushimet në Dubai.
Këngëtarja Morena Taraku ka pak ditë që ka udhëtuar drejt Dubait për pushime, shkruan lajmi.net.
Ajo ka sjellë vazhdimisht pamje të reja nga atje, teksa tregon se po e shijon në maksimum qëndrimin në atë vend.
Ditën e sotme, këngëtarja e nisi me një video, ku shfaqet duke notuar nën ujë në pishinë, teksa dikush e filmoi nga afër.
Morena kishte veshur një palë bikini të zeza dhe mbante syze dielli në sy, ndërsa dukej në formë shumë të mirë.
Artistja i kushton kujdes të madh linjave trupore, andaj komentohet shumë për format që posedon.
Kujtojmë se Morena Taraku së fundi është duke punuar për hapjen e dy bizneseve në Stamboll. /Lajmi.net/


