Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se “të gjithë shpresojnë që Juventusi të humbet pikë” dhe ka treguar se ai ka mbetur i zhgënjyer nga Roma
Nerazzurri janë në vendin e dytë bashkë me Napolin pasi që demoluan Lazion në Olimpico mbrëmë.
“Jam i mahnitur deri me tani”, tha Moratti për TeleRadioStereo. “Juve janë duke shkelur, por Napoli dhe Interi po luajnë futboll të mirë që ju jep atyre shpresë”.
“Ne kemi shpresë që të këtë një luftë të vërtetë në fund të sezonit. Juventusi të bie dhe të mos jetë më e fortë, pra kështu të rritet shpresa. Kemi futboll argëtues dhe kjo arsye ka filluar që ti mbush stadiumet e Serie A”.
“Juve është e përkushtuar që të jetë në garë si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, por të gjithë shpresojmë që ata të humbin pikë dhe gara për Skudeto të jetë edhe më interesante”.
“E shoh këtë Juventus, ndoshta skuadrën më të fortë në histori. Ata janë konsistent më shumë se të tjerët, pasi që kanë fituar shtatë herë radhazi dhe dëshirojnë ta fitojnë të tetën sikurse të ishte e para”.
Mauro Icardi është njëri prej golashënuesve më të mirë, pasi ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshjet e tij të fundit në Serie A.
“Icardi në të vërtetë është i fortë. Mbrëmë ai tregoi përsëri se çka bën para golin, ai mund të bëj çdogjë. Ai ka klas, kohë dhe kurajo. Ai çdo herë po bëhet më i fuqishëm, ka kualitet të atillë që gjithmonë e përmirëson”.
“Po ashtu e admiroj karakterin e tij, pasi që Icardi gjithmonë buzëqesh dhe kjo ndihmon skuadrën që të relaksohet dhe të kënaqet me lojën e tij”.
Moratti është pyetur edhe në atë se cila skuadër është më e dobët në këtë sezon në Serie A.
“Roma, ndoshta, pasi që kanë shitur lojtarët e tyre më të mirë. Mendoj që Milan janë duke bërë më shumë se kam pritur, kështu që nuk mund ta quaj këtë gjë zhgënjim”. /GazetaExpress/


