Moratti ‘godet’ lojtarët: Ky Inter nuk ka zemër

PUBLIKUAR

Massimo Moratti ka krijuar përshtypjen se Interi aktual nuk ka zëmër, nuk ka entuziazëm dhe lidhje emocionale me fanellën.

Ndeshja më e madhe në Itali do të zhvillohet sot nga ora 18:00.

“Ndeshja ndaj Hapoel Beer-Sheva dukej si një seancë stërvitore, por në këtë nivel të garave nuk mund të kalosh lehtë me një paraqitje të tillë”.

Interi kishte pësuar nga izraelitët në shtëpi me rezultat 2-0.

“Kjo skuadër nuk tregon entuziazëm dhe nuk ka lidhje emocionale. Ne duam të shohim lojtarë që kur e humbin topin duan ta fitojnë sërish atë”.

“Nuk dua tu përzihem të tjerëve në punën e tyre, por ta futesh zemrën pak në lojë do të ishte një hap përpara”.

Dikur i pari i Interit, foli edhe për zëvendësimin e Frank de Boer me Cesare Prandelli ose Fabio Capellon.

“Është vështirë ta gjykosh De Boerin, por unë jam takuar me të dhe më është dukur si njeri i përgatitur dhe person i mirë”.

“Ai ka qenë një kampion i madh dhe ka eksperiencën ta kalojë këtë situatë. Ai ka vetëm një muaj që ka ardhur dhe ne duhet t’i japim kohë. Nuk besoj që që ndërrimi i trajnerit është gjë e duhur”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...