Nuk është vetëm Cristiano Ronaldo ai që shkroi histori në Kupën e Botës për Klube, por edhe Alvaro Morata
Real Madridi ka fituar Kupën e Botës për Kluvbe, duke e mposhtur 4:2 në finale skuadrën japoneze, Kashima. Në këtë ndeshje theu rekord historik Cristiano Ronaldo, duke u bërë lojtari i parë dhe i vetëm që realizoi hetrik, transmeton Gazeta Express.
Por, nuk ishte vetëm Ronaldo që shkroi histori këtë mbrëmje. Edhe Alvaro Morata ka shkruar histori në Kupën e Botës për Klube. Ai u bë lojtari i parë në histori që hyn në lojë si zëvendësues i katërt, rregull i ri ky nga FIFA. /Express/



