Morata: Juventusi shtëpia ime

PUBLIKUAR

Alvaro Morata ka thënë se ndjehet si në shtëpi te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll i është bashkuar Bianconerëve në vitin 2014, por Real Madrid ka të drejtë ta rikthej për 30 milionë euro, apo 35 milionë vitin e ardhshëm.

Është folur shumë për një rikthim të tij te Los Merengues, por lojtari thotë se ndjehet mirë në Serie A te Juventusi.

“Jam shumë i qetë, pasi kam kontratë me Juventusin dhe ndjehem si në shtëpi aty”“Në këto momente i takoj Juventusit derisa dikush të më thotë diçka tjetër. Tani po mendoj për Kampionatin Evropian pasi është një turne i rëndësishëm për mua dhe për lojtarët e skuadrës”, ka thënë Morata.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...