Morata është numri 9 që Xavi e do patjetër në Barcelonë

PUBLIKUAR

Alvaro Morata është synimi kryesor i trajnerit Xavi Hernandez për pozitën e sulmuesit qendër të Barcelonës gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Barcelona është pa ndonjë sulmues qendror në këtë kohë në të cilin mund të llogarisë Xavi, raporton Gazeta Express.

Sergio Aguero u detyrua të pensionohej shkaku i telasheve me zemër, Martin Braithwaite është i lënduar, ndërsa Luuke de Jong nuk bind.

Mediat spanjolle shkruajnë se Xavi i ta telefonuar Moratas për t’ia shpjeguar gjendjen në klub dhe se sulmuesi spanjoll ka pranuar ta veshë fanellën e Barçës.

Për më tepër, trajneri i Barçës ia ka bërë me dije atij se nuk e dëshiron vetëm për gjashtë muaj, por se plani i tij është që ai të luajë për shumë vite në Camp Nou.

Pavarësisht se ai merr pagë shumë të lartë në Juventus, 10 milionë euro, sulmuesi i Atletico Madridit ka shprehur gatishmëri për të pranuar pagë më të vogël në Camp Nou.

Në bisedimet për kalimin e tij në Barcelonë do të përfshiheshin tri skuadra, duke qenë se ai është i huazuar në Juventus nga Atletico Madridi.

Në verën e vitit 2020, Juventusi i pagoi 10 milionë euro për ta huazuar atë deri më 2022 dhe do t’i paguajë edhe 10 milionë shtesë nëse dëshiron ta blejë spanjollin nga Atletico në qershor, kur t’i mbarojë ujdia e huazimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...