Monza e Berlusconit dhe Gallianit shkruan historinë, siguron promovimin në Serie A

PUBLIKUAR

AC Monza ka shkruar historinë. Ky klub ka siguruar për herë të parë në histori promovimin në Serie A.

Monza shënoi fitore në ndeshjen e dytë ndaj Pisas, në kuadër të “Play-Off”-it në Serie B, shkruan Gazeta Express.

Monza sonte fitoi me rezultatin 3:4, teksa rezultati i përgjithshëm nga të dy përballjet në fund ishte 4:6.

Kujtojmë se AC Monza si klub u themelua në vitin 1912, por falimentoi në vitin 2016.

Klubi u rikthye sërish në vitin 2018, kur pronësinë e mori ish-presidenti i AC Milanit, Silvio Berlusconi. Adriano Galliani është gjithashtu pjesë e klubit.

Pas vetëm katër vjetëve, ky klub sonte arriti suksesin më të madh dhe historik, duke e siguruar pjesëmarrjen për sezonin 2022/23 në Serie A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...