Montolivo refuzon të largohet nga Milano

PUBLIKUAR

Pavarësisht se është jashtë fushe dhe edhe pse ka lëndime të mëdha, raportohet se Riccardo Montolivo po refuzon që të largohet nga Milano në janar

Sipas La Gazzeta dello Sport, mesfushori dëshiron të rri në ekip deri ti skadon kontrata më 30 qershor ku edhe do të largohet si lojtar i lirë.

Ai është lidhur me një kalim në Genoa, ku do të ribashkohej me ish lojtarin e Fiorentinas dhe trajnerin e Italisë Cesare Prandelli.

Montolivo i bën 34 vjet këtë muaj dhe nuk ka asnjë paraqitje për kuqezinjtë këtë sezon.

Trajneri Gennaro Gattuso ka lëvizur mbrojtësin anësor Davide Calabria në rol të mesfushës gjatë krizës së lëndimeve ku nuk e ka ftuar veteranin.

Agjenti i tij ka thënë se lojtari i tij nuk dëshiron që të largohet edhe pse nuk lejohet që të merr pjesë në stërvitje me lojtarët e parë të ekipit. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...