Montellas nuk i intereson Interi, por Evropa

PUBLIKUAR

Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, ka dhënë një deklaratë interesante pas fitores ndaj Chievos (3:1)

Milani pas fitores ndaj Chievos, me rezultat 3:1, ka kaluar rivalin e qytetit, Interin, në renditjen tabelore. Rossonerët janë në vendin e pestë me 50 pikë të tubuara, dy më shumë sesa Nerazzurët.

Por, Vincenzo Montella thotë se do të ishte qesharake sikur të mendonin vetëm që të dalin përpara Interit. Ai thotë se Rossonerët aspirojnë më shumë

“Unë nuk kam shikuar në renditjen. Është mirë për të fituar para se të tjerët të luajnë. Kjo do të jetë një e diel shumë e ëmbël duke parë se çfarë do të bëjnë ata”, ka deklaruar ai për Mediaset Premium

“Të jesh mbi Interin nuk është e rëndësishëm. Inter nuk janë rivali ynë i vetëm, ne duhet të synojmë për t’u kualifikuar për në Evropë. Unë nuk do të doja të jem para Interit e ta humbë Evropën “, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...