Montella pret ditë më të mira për Milanin

PUBLIKUAR

Montella është optimist se dalëngadalë Milani do të gjejë formulën e duhur.

Milani humbi 2:1 nga Napoli në xhiron e 12’të, por Vincenzo Montella e sheh këtë si humbje pozitive.

Kjo ishte humbja e gjashtë për Milanin në Serie A, teksa ka arritur gjashtë fitore dhe ka barazuar një herë.

“Mendoj se bëmë paraqitje të mirë, shoh diçka pozitive. U përballem me një Napoli të fuqishëm, sidomos në pjesën ofensive”, tha Montella.

“Jam shumë optimist, nuk e di pse. Mendoj se tashmë e kemi kaluar pjesën më të vështirë të sezonit dhe shoh gjëra pozitive. I qëndroj pas asaj se këta lojtar do të përmirësohen dhe do të na japin rezultate më të mira për të shkuar përpara”, shtoi Montella. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...