Montella: “Milani po përmirësohet”

PUBLIKUAR

Montella premton ditë më të mira për Milanin.

Vincenzo Montella ishte në prag të shkarkimit, por fitorja 2:0 e Milanit në udhëtim te Sassuolo e ka shpëtuar tani për tani italianin.

Ai beson se situata nuk është ashtu siç shumë e mendojnë dhe beson se skuadra dita ditës po përmirësohet.

“Bëmë 10 gjuajtje në drejtim të portës, më shumë se çdo ndeshje këtë sezon. Kjo nënkupton se po përmirësohemi, edhe përkundër se disa njerëz nuk e vërejnë, jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Montella.

“Pash shumë gjëra pozitive. Ishim të organizuar, lejuam shumë pak hapësira prapa dhe krijuam shumë shanse me 10 goditje në portë, kështu që jam i lumtur”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...