Montella jep lajmin e madh për Milanin

PUBLIKUAR

Vincenzo Montella ka thënë se klubi ka besim në të dhe ai do të jetë trajner i Milanit edhe edicionin e ardhshëm

Pas paraqitjeve jo të mira të Milanit në ndeshjet e fundit, kanë filluar edhe lajmet e para, të cilat shkruajnë se Vincenzo Montella mund të largohet në fund të edicionit.

Por, i këtij mendimi nuk është vet trajneri, i cili pas ndeshjes me Atalantan 1:1, tha se klubi ka besim në të.

“Ndjej se klubi ka besim në mua. Unë jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ndaj Atalantas dhe këtu ka një projekt shumë serioz. Unë nuk shoh asnjë problem”, tha Montella.

Ai po ashtu goli edhe për ndeshjen ndaj Atlantas, ku tha se ishte një ndeshjes shumë e mirë dhe një pikë shumë e rëndësishme.

“Është pikë shumë e vlefshme, pasi të gjithë e dimë sa kanë vuajtur skuadrat tjera këtu. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona kundër Lazios dhe Fiorentinas për të siguruar një vend për garat evropiane”, vazhdoi ai.

Milan pas 36 javësh renditet në vendin e gjashtë, pozitë kjo që edicionin e ardhshëm dërgon në kualifikime për fazën e grupeve të Europa League. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...