Montella beson se Milani do ta befasojë Napolin

PUBLIKUAR

Milani do të jetë mysafir i Napolit në javën e 13-të në elitën e futbollit italian.

‘Rossonerët’ kanë marrë dy fitore të lehta në dy ndeshjet e fundit në udhëtim dhe kërkojnë të befasojnë edhe liderin aktual të Serie A, Napolin.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka deklaruar se pavarësisht rezultateve të fundit, Milani po e gjen identitetin e vet, transmeton telegrafi.

“Po gjejmë identitetin tonë, pavarësisht rezultateve. Vijmë nga dy udhëtime në të cilat kemi fituar me lehtësi”.

“Për fat të keq në mes kanë qenë dy sfida ndaj dy skuadrave që kanë dominuar futbollin italian në gjashtë vitet e fundit, fillimisht kishim përballë Juventusin ndërsa tashmë do të sfidojmë Napolin, skuadrën që luan futbollin më të bukur në Evropë, për ne kjo gjë duhet të jetë një motivim plus”.

“Duhet të mos e lejojmë Napolin të ketë gjatë gjithë kohës, kontrollin e topit. Besoj se i kemi armët për tu bërë keq”, ka deklaruar Montella.

Napoli dhe Milan do të jenë përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 20:45.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...