Dizajnerët e aeroplanëve në Rusi kanë nisur punën për krijimin e një aeroplani me shpejtësi supersonike dhe që mund të transportojë ngarkesa të mëdha.
Mendohet se ai mund të jetë gati për vitin 2017.
I quajtur PAK TA, ai do të jetë në gjendje të fluturojë me më shumë se 2000 km/h dhe të transportojë deri në 200 tonelata ngarkesë.
Do të ketë një rreze prej 7 mijë kilometrash.
Deri në vitin 2024 planifikohen të ndërtohen 80 avionë të tillë.
Ata mund të transportojnë deri në 400 tanke të rëndë ose 900 mjete të blinduara ë fushë-betejë.
Programi që do të kushtojë miliarda dollarë nuk ka asnjë detaj më shumë nga zyrtarët rusë. /Tema/


