Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi – bashkëshortit tim

PUBLIKUAR

Një video është bërë virale e Joz Markut në lidhje me partneren e tij, Loredanën.

Pas takimit të sikletshëm që pati më babanë e saj në Big Brother, ai tha se do t’ia këndonte këngën “Zotëria juaj”.

Kjo situatë u komentua nga të gjithë, një veprim ky që nuk u prit mirë as nga banorët brenda, por as jashtë.

Foto: Screenshot/YouTube

E në lidhje me rastin u bë një reagim edhe nga këngëtarja e njohur, Monika Salihu.

Ajo krahasoi këtë gjest të Jozit me bashkëshortin e saj, nëse do bënte një gjë të tillë.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Monika Salihu

“Po paramendoj çfarë boksi ia kish dhënë babai Azizi – Ylber bashkëshortit”, u shpreh ajo.

Monika ndërkaq po vazhdon të jetë aktive me video në rrjete sociale, veçanërisht në TikTok. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...