Monedhat e falsifikuara qarkullojnë në Prishtinë e Gjilan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në raste të ndara, janë paraqitur në polici ankesa për kartëmonedha të falsifikuara në Prishtinë dhe Gjilan.

“Prishtinë, ankuesja femër, punëtore e një banke ka raportuar se nga e dyshuara femër K/Shqiptare ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Gjilan, ankuesja femër, punëtore në filialet e një banke ka raportuar se gjatë deponimit të një shume parash nga i dyshuari mashkull ka pranuar një kartë-monedhë prej 200 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...