Monchi: “Alisson në Liverpool shumë shpejt”

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e ka konfirmuar se negociatat mes klubeve kanë avancuar për Alisson Becker, i cili pritet të transferohet te Liverpooli për 75 milion euro.

Braziliani ka fluturuar në Liverpool për t’i kryer testet mjekësore, pasi të arrihet marrëveshja, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje ende, marrëveshja do të mbyllet kur të jetë gjithçka gati”, tha Monchi.

“Djali është në Liverpool, është e vërtetë qe ne jemi duke ecur mirë në negociata, por ende nuk është gati. Nëse çdo gjë shkon në mënyrë normale atëherë do të kryhet shumë shpejt”.

“Një ofertë e mirë ka arritur. Ne e analizuam dhe vendosëm që të bisedojmë me Liverpoolin”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...