Moment prekës: Ja çfarë bënë këta nxënës për shokun me sindromën Down (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Ky është momenti kur disa nxënës të një shkolle fillore në Britaninë e Madhe kanë prekur zemrat e të gjithë prindërve dhe personave që kanë parë këtë video.

Ata lidhën krahët e tyre në një garë vrapi në mënyrë që shoku i tyre me sindromën Down të rrëmbente medaljen e artë.

“Daily Mail” shkruan se djemtë e “Wrawby St Mary’s C” në Lincolnshire ranë dakord për gjestin pa u konsultuar me të rriturit, për t’i zbukuruar ditën 11-vjeçarit Rory Kettles, përcjell Shekulli.

Ndërsa drejtoresha e shkollës, Mariclare Potterton është shprehur se ishte e mahnitur me atë që bën fëmijët. “Jam shumë krenare për të gjithë, ishte diçka që ata e planifikuan vetë”, tha ajo për “Daily Mail”.

w111

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...