Moment i sikletshëm mes Brad Pitt dhe të dashurës së tij Ines de Ramon në tapetin e kuq

PUBLIKUAR

Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines de Ramon, ndanë një moment të sikletshëm në tapetin e kuq të filmit të premierës së filmit F1.

Fansat në rrjetin social X nuk vonuan të reagojnë, duke ndarë reagime me nota humori dhe ndjesi të përbashkët sikleti, pasi një video tregonte Ines-in teksa përpiqej t’i jepte një puthje partnerit të saj.

Por aktori 61-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, nuk dukej fort i hapur ndaj këtij gjesti të afërt.

Në video shihet fillimisht Brad duke u përkulur – si për të pritur puthjen nga e dashura e tij 32-vjeçare – por më pas ai papritur tërhiqet dhe largohet paksa.

Më pas, Pitt i drejtohet një gruaje tjetër që po afrohej për t’i përshëndetur, duke e ndërprerë momentin intim me Ines.

Ky moment i sikletshëm u bë viral në internet pak para se një ekspert i gjuhës së trupit të analizonte paraqitjen e çiftit, duke sugjeruar se mes tyre mund të ketë tensione apo pasiguri në marrëdhënie.

Një përdorues i rrjeteve sociale shkruante me ironi:

“Brad Pitt e shmangi Inesin përsëri kur ajo po përpiqej ta puthte, hahaha. Ajo mendoi se ai do ta puthte derisa thjesht po përpiqej të kalonte në anën tjetër. S’kam fjalë”, thuhej në mbishkrimin e një videoje.

Në një koment tjetër shtonte: “Më vonë e injoroi edhe në një foto në grup. Kjo marrëdhënie duket si një marrëveshje PR – nuk e besoj dot”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...