Molliqaj: Policia dështoi në protestën e së shtunës, nuk kam marrë ftesë për t’u intervistuar

PUBLIKUAR

Kreu i Partisë Socialdmokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për incidentin që ndodhi në protestën e të shtunës në Prishtinë, ku qytetarët protestuan kundër propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

I pyetur nga gazetarët për pamjet që janë publikuar ku Molliqaj shihet duke goditur zyrtarin policor, Molliqaj ka thënë se tashmë është përgjigjur rreth kësaj çështjeje.

Ai ka deklaruar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Policia e Kosovës për t’u intervistuar.

“Për PSD-në dhuna nuk është as qëllim e as mjet. Unë e kam marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhë”, ka thënë ndër të tjerash Molliqaj.

Tutje, Molliqaj ka thënë se policia ka dështuar në protestën e së shtunës.

“Policia ka dështu, nëse do të ketë hetim i bie që policia ka dështu. Kur vendoset një kordon, ai nuk guxon me u negociu, përndryshe është vendim politik. Fillimisht, kur unë si udhëheqës i protestës kam kërkuar që të na lirohet rruga, ata nuk kanë pranuar, na kanë zvarritur dhe na kanë shtyrë. Më vonë, ata kanë pranuar kërkesat tona. Policia më ka ftu me negociu, mediat kanë qenë aty dhe shihet ku dy komandantët e policisë më marrin më lartë, kur një zyrtar policor më ka goditur e fyer. Pse nuk po publikohen videot e plota, nuk e di. Nuk më ka ftuar askush, kam qenë në shtëpi, kam shkuar në zyre, por nuk më ka ftuar askush edhe pse policia e di adresën time. Pra është një veprim politik, organizim politik e policor kundër nesh”, ka thënë ai.

Molliqaj ka thënë se në Kosovë ka drejtësi selektive, ndërsa ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Policia e Kosovës karshi opozitës është politike.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...

IHMK tregon si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të premten vendi do të përfshihet nga...