Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj tha se nuk do të ndalen së protestuari deri në lirimin e deputetëve dhe tërheqjen e marrëveshjeve.
Ai bëri të ditur se Policia ka arrestuar katër persona, ndër ta Zgjim Hyseni dhe Artan Abrashi.
“Tash e dy orë po vazhdon rezistenca e opozitës ndaj policisë nëpër rrugët e Prishtinës. Dhuna policore po përballet me vendosmërinë e opozitës. Nuk do të ketë as një minutë qetësi, deri sa të tërhiqen marrëveshjet, të lirohet deputetja Donika Kadaj -Bujupi dhe të ndalohen përndjekjet policore”, thuhet në reagimin e VV-së. /Telegrafi/


