Molliqaj: Në KEK kanë ndodhur dy krime, i Qeverisë Kurti më i fuqishëm

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se në Korporatën Energjetike të Kosovës është duke ndodhur një krim. Sipas tij, krimi i parë në KEK është bërë kur është shitur rrejti i distribucionit, shkruan Gazeta Express.

Molliqaj deklaroi se qytetarët janë ata që kanë humbur nga këto vendime.

Lexo Edhe:

“Siç e dini të gjithë jeni dëshmitarë të një krimi që ka ndodhur vite më herët. Ai krim po përsëritet me një krim të radhës tani. Krimi i parë ka qenë shitja e rrjetit dhe distribucionit të Kosovës me një çmim prej 26.3 milionë euro,. Kjo shitje është proklamuar si shitje që do t’u sigurojë qytetarëve të Kosovës investime në rrjet, çmime më të mira dhe të përballueshme dhe  furnizim të plotë ose 24 orë në ditë me rrymë elektrike”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, Qeveria Kurti ka bërë një “krim” edhe më të madh se sa ai i mëhershëm.

Ai ka konsideruar se vendimi për të ndarë 20 milionë euro KEK-ut për të blerë rrymë nuk është vendim i duhur.

“Kjo Qeveri ka bërë tash një krim të radhës shumë më të fuqishëm, madje nga përmasat ndoshta edhe më të mëdha se ai i mëparshmi, për shkak  se ka bërë dy veprime. Së pari e ka legjitimuar krimin e parë duke e financuar dhe së dyti i ka detyruar qytetarët e Kosovës dy herë për energjinë e njëjtë. Qeveria e Kosovës ka nxjerr një vendim që do t’i ndajë 20 milionë euro KEK-ut që do të blejë rrymë, e do t’ia shesë KESCO-s, e KESCO do t’ia shes KEDS-it”, ka thënë ai.

Kryetari i PSD-së deklaroi se qytetarët do ta paguajnë nga dy herë energjinë elektrike.

“Qytetarët do ta paguajnë dy herë këtë energji elektrike. Njëherë përmes taksave që i paguajnë përmes qeverisë dhe e dyta herë përmes faturave që do të vijnë”, ka thënë më tutje Molliqaj. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...

Drejtorit të spitalit të Mitrovicës i caktohet masa e arrestit shtëpiak – u arrestua për dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit...