Molliqaj: Muri nuk u rrënua, ai vetëm po “spostohet” pak më tutje

PUBLIKUAR

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth rrënimit të murit, sot, në veri të Mitrovicës.

Sipas Molliqatj, muri nuk u rrënua, po vetëm se po “spostohet” pak më tutje dhe po shkurtohet pak.

Ky është postimi i plotë:

Se nuk po rrënohet muri, por vetëm po shkurtohet, e dëshmon fakti që më 7 shkurt do të ndërtohet një mur tjetër, shumë pak më tutje nga ky aktuali, dhe do të jetë rreth 1 metër i lartë.

Kjo, në fakt tregon që muri nuk po rrënohet, por vetëm po “spostohet” pak më tutje dhe po shkurtohet pak.

Arsyeja se pse po rrënohet muri aktual, është që Qeveria e Kosovës të dalë mirë përkohësisht para qytetarëve të saj ngase presioni publik për rrënimin e murit ishte shumë i madh.

Mirëpo, marrëveshja e fundit tregon që Serbia ka arritur qëllimin e saj që në atë pjesë të ketë mur. Pra, fillimisht qeveria e Kosovës fiton poena, pastaj pas disa ditësh Serbia fiton mur ndërsa Kosova e humbë edhe më tutje kontrollin mbi veriun e vendit.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...