Mohamed Salah është përfshirë në listën përfundimtare prej 23 futbollistëve të Egjiptit për Kupën e Botës Rusia 2018, përkundër lëndimi që e pësoi në finale të Ligës së Kampionëve në fund të muajit të kaluar.
Sulmuesi i Liverpoolit u lëndoi krahun pas një ndërhyrjeje të mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, në pjesën e parë të finales në Kiev, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Salah duket se tani është i gatshëm të luajë për vendin e tij në turneun që mbahet pas dy javësh në Rusi.
Skuadra e Egjiptit për Botërorin Rusia 2018. /Express/



