Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federika Mogherini është shprehur se në orët në vazhdim pret nga palët që sa më pak të komentojnë, derisa ende janë të angazhuar në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesja e Lartë me BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini ka thënë sot se Beogradi dhe Prishtina në dialog kishin demonstruar përkushtim dhe vendosmëri, mirëpo, ajo i paralajmëroi se dialogu do të jetë më pak konstruktiv nëse të dyja palët komentojnë mbi njëra-tjetrën.


