Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, të premten viziton Beogradin si pjesë e një vizite në Ballkanin Perëndimor.
Mogherini do të takohet me presidentin serb, Tomislav Nikoliq, dhe kryeministrin, Alkesandar Vuçiq.
Federica Mogherini do të duhej që të flaës në Parlamentin e Serbisë, ndërsa do të ketë takime me Presidentien Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, si dhe me përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, raporton agjensia Beta.
Shefja e diplomacisë evropiane, nga 1 deri 4 mars është në një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë së cilës do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.
Ajo do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës pro-evropiane në Serbi dhe kandidatët e ardhshëm presidencial, Sasha Jankoviq dhe Vuk Jeremiq.
Në takim do të jetë lideri i Partisë Demokratike, Dragan Shutanovac, anëtari dhe nënkryetari i partisë DJB, Jasmina Nikoliq, dhe lideri i Partisë Social Demokratike, Boris Tadiq./GazetaExpress/.


