Mogherini: Ishte takim konstruktiv, palët zotohen se do të punojnë së bashku (Video)

PUBLIKUAR

Në Bruksel ka përfunduar takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë, i dyti në tetë ditë, ndërsa përfaqësuesit e dy palëve nuk kanë bërë asnjë koment për mediat.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si ndërmjetësuese e dialogut, ka dalë me një deklaratë për shtyp ku tha se “është e inkurajuar me angazhimin konstruktiv, që kanë treguar të dyja palët”.

Bashkë me presidentët Hashim Thaçi e Tomislav Nikoliq dhe kryeministrat Aleksandar Vuçiq e Isa Mustafa pata një takim tjetër të nivelit të lartë në Dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës.

Deklarata e Mogherinit:

Në takimin e sotëm vazhduam diskutimet që kishim në takimin e 24 janarit. Jam e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i të dy palëve.

Ky përkushtim dhe politik do të kontribuojnë shumë në uljen e tensioneve dhe do të vazhdojmë të punojmë.

Dialogu është një proces shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Progresi për normalizimin e marrëdhënieve është çelësi për të dyja palët për të ruajtur paqen dhe për të shkuar drejt Bashkimit Evropian. Është esencial për Evropën dhe stabilitetin e rajonit.

Të gjithë pjesëmarrësit sot rikonfirmuan angazhimin e tyre të plotë për të punuar së bashku në kuadër të Dialogut. Do të doja të falënderoja të gjithë pjesëmarrësit, presidentët Thaçi dhe Nikoliq, dhe kryeministrat Vuçiq e Mustafa për diskutim të sinqertë dhe konstruktiv që patëm.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...