Modrici e zbulon mesazhin që ia ka dërguar Ronaldo pas fitimi të çmimit si lojtari i vitit

PUBLIKUAR

Luka Modric ka thënë se ai ka marrëdhënie të mira me Cristiano Ronaldon, dhe se portugezi ia ka uruar çmimin e lojtarit të vitit sipas UEFA-s.

Kroati dha një intervistë pas ndeshjes së Kroacisë me Portugalinë, në të cilin nuk ishte Cristiano Ronaldo, transmeton Gazeta Express.

“Kam marrëdhënie të mira me të, ai ma ka dërguar një mesazh duke ma uruar fitimin e çmimit dhe ka thënë se shpreson që të më takojë sa më shpejt”, ka thënë Modrici.

“Jam shumë mirë me Cristianon, dhe do të vazhdoj kështu, asgjë nuk do të ndryshojë. Çmimet individuale janë të rëndësishme mirëpo grupi është më i rëndësishëm”.

“Jam i lumtur që jam në listën e tre kandidatëve për lojtarin më të mirë sipas FIFA-s. Lojtarët dhe trajnerët do të vendosin kështu që do të shohim”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...