Modric: Zidane më pati thënë se do ta fitoja Topin e Artë

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i kishte thënë Luka Modricit se ai ishte lojtar me tipare për ta fituar Topin e Artë një ditë, duke i dhënë kështu mesfushorit kroat vetëbesim për ta fituar atë njëmend.

Zidane i ofroi frymëzoi Modricit kur u emërua trajner i Madridit më 2016, pasi kroati e fitoi Topin e Artë në vitin 2018, transmeton Gazeta Express.

Atë vit, Modric ishte pjesë e ekipit të Madridit që e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi, derisa i frymëzoi Kroacinë drejt finales së parë në Kupën e Botës në Rusi.

34-vjeçari e ka zbuluar bisedën që e kishte pasur me Zidane, pak pasi francezi ishte kthyer në Bernabeu në rolin e trajnerit, këtë herë.

“E mbaj në mend çdo fjalë. Ai më tha: ‘Ty të shoh si një lojtar i cili mund ta fitojë Topin e Artë një ditë’. Unë as që kisha menduar ndonjëherë për Topin e Artë, por kur Zizu të thotë, atëherë natyrisht se ndien vetëbesim”, tregoi Modric.

“Prandaj gjithmonë kam pasur marrëdhënie kaq të mira me të dhe shpresoj se ai do të qëndrojë në Madrid për kohë shumë të gjatë”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...