Modric thotë se i gjithë presioni është mbi Argjentinën, beson se Kroacia mund të fitojë

PUBLIKUAR

Modric beson se Kroacia mund ta fundosë Argjentinën, kur të takohen të enjten.

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric, tha se i gjithë presioni do të jetë mbi Argjentinën, kur të dy ekipet do të përballen në ndeshjen e dytë të tyre në Kupën e Botës 2018, e vlefshme për Grupin D.

Kroatët e nisën turneun me fitoren 2-0 ndaj Nigerisë, të shtunën në mbrëmje, pak orë pasi Argjentina u ndal në një barazim 1-1 nga Islanda, me Leo Messi që humbu edhe një penallti.

Argjentina dhe Kroacia do të përplasin brirët të enjten dhe Modric është i mendimit se përfaqësuesja e tij mund të fitojë duke garantuar kualifikimin në 1/8-t e finaleve në Kupën e Botës në Rusi.

“Ne do të luajmë një ndeshje shumë të mirë kundër Argjentinës. Padyshim që do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se mund të marrim tre pikët”, tha Modric.

“Do të luajmë për fitore, sepse ky rezultat na jep mundësinë të realizojmë objektivin e parë që i kemi vënë vetes në Rusi”, shtoi ai.

“Duhet të bëjmë më të mirën tonë për t’ia dalë mbanë. I gjithë presioni është mbi Argjentinën, sepse nuk mund të humbasë”.

Dy ekipet janë ndeshur katër herë me njëri-tjetrin, Argjentina kryeson 2-1 me fitores, ndërsa një sfidë është mbyllur barazim. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...