Modric: Të gjithë më thonë të gjuaj më shpesh, ama mua më pëlqen t’ua pasoj topin bashkëlojtarëve

PUBLIKUAR

Luka Modric shënoi një supergol nga largësia në finale të Kupës së Botës për Klube të shtunën në Abu Dhabi, dhe pas ndeshjes tha se të gjithë e nxisin të gjuajë më shpesh në drejtim të portës kundërshtare, por insistoi se atij i pëlqen më shumë t’ua pasojë topin bashkëlojtarëve të vet.

Mesfushori kroat shënoi në fitoren e Real Madridit 4-1 ndaj Al Anin, por ky ishte vetëm goli i tij i 14 në karrierë për Madridin, edhe pse ky fakt nuk e shqetëson atë, transmeton Gazeta Express.

Dymbëdhjetë nga 14 golat e tij janë shënuar nga jashtë zonës, por për një arsyeje apo tjetër, Modricit i pëlqen të shikojë për opsione tjera.

“Të gjithë më thonë se më duhet të gjuaj më shpesh, por mua më pëlqen t’ua pasoj topin bashkëlojtarëve”, tha Modric.

“Nuk gjuaj shpesh, e vërtetë, ama kur godas topi përfundon në rrjetë shpesh. Më duhet ta bëj më shpesh, por nuk jam i fiksuar pas kësaj sepse i ndihmoj ekipit në mënyra tjera”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...