Modric s’heq dorë nga dëshira për t’iu bashkohet Interit, kërkon ta bëjë në janar

PUBLIKUAR

Luka Modric ende dëshiron t’i bashkohet Interit, kësaj radhe në janar, gjashtë muaj pasi iu mohua kalimi në Serie A nga skuadra e tij Real Madridi.

Tani, sipas Sport Mediaset, Interi duket se do të përpiqet përsëri ta transferoj mesfushorin kroat gjatë afatit kalimtar dimëror, përcjell Express.

Ylli i Kroacisë është i interesuar t’i rihapë bisedimet në fillim të afatit kalimtar të janarit, pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, refuzoi ta shiste në verë.

Thuhet se Modric është i intriguar nga mundësia për ta sfiduar Cristiano Ronaldon e Juventusit, nëse ndodh që t’i bashkohet zikaltërve. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...