Modric refuzoi të bëhej bashkëlojtar i Ronaldos

PUBLIKUAR

Luka Modric e kishte mundësinë t’i bashkohej Cristiano Ronaldos në Al-Nassr.

Por, veterani i mesfushës e ka hedhur poshtë një opsion të tillë.

Kjo pasi fituesi i medaljes së bronztë në Botërorin e Katarit dëshiron të vazhdojë të luajë në Spanjë.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Tottenhamit është i vendosur të japë ende kontribut tek Real Madridi, me të cilin ka fituar gjithçka në karrierë dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Klubi arab synonte ta transferojë përfaqësuesin kroat qysh në këtë muaj pasi po mundohet t’i mbledh yjet në perëndim të karrierës për ta bërë një ekip të fuqishëm.

Ditë më parë u përmend edhe për një interesim të Al-Nassr për Sergio Ramosin, i cili po e kalon vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe deri tash nuk ka diçka konkrete rreth vazhdimit eventual të bashkëpunimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...