Theo thotë se s’ka dëgjuar asgjë lidhur me transferimin e mundshëm te Modricit në Milan.
Gazetari i famshëm italian, Gianluca Di Marzio, raportoi para disa ditëve se Milani është interesuar ta zbulojë nëse Real Madridi është i gatshëm ta shesë mesfushorin kroat Luka Modric, transmeton Gazeta Express.
Drejtuesit e klubit u takuan me agjentin e Modricit të martën për të diskutuar për disa klientë të tjerë të tij, mirëpo mesfushori i Real Madridi u përmend gjatë bisedimeve mes tyre, sipas Di Marzios.
Di Marzios raporton se agjenti ua bëri të ditur kuqezinjve se Real Madridi nuk dëshiron ta lejojë kroatin të largohet, mirëpo mund të pranojnë ta bëjnë këtë gjë për ta rritur buxhetin për transferime këtë verë dhe për t’u liruar nga paga e lartë e Modricit.
Lidhur me këtë është pyetur edhe ish-mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Theo Hernandez, që tani gjenet në Milan.
“Modric? S’kam dëgjuar asgjë, por edhe nëse do të kisha dëgjuar diçka, s’do të ju tregoja gjithsesi”, tha Theo duke qesh. /Gazeta Express/


