Modric: Kjo nuk është punë fati, disa prej nesh nuk jemi në nivelin më të mirë

PUBLIKUAR

Real Madridi mbrëmë ka pësuar humbje në “Bernabeu” me rezultatin 2-0 nga Real Sociedadi në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Skuadra e Santiago Solarit nuk e ka filluar aspak mirë vitin 2019, pasi barazoi edhe ndaj Villarrealit në ndeshjen e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori kroat i Realit ka folur pas ndeshjes, ku ka thënë se skuadra nuk është në nivelin më të mirë.

“Shumë prej nesh nuk janë në nivelin e duhur, nuk mundet të pësojmë gola në fillimin e çdo ndeshje”, ka thënë fituesi i Topit të Artë.

“Nuk është çështje fati, ne krijojmë shumë, por topi nuk futet në rrjetë dhe nga ana tjetër pësojmë shumë. Ka arsye që shpjegojnë pse gjërat nuk po shkojnë mirë”.

“Duhet të përmirësohemi shumë, pasi nuk ndodhemi në momentin tonë ideal. Duhet të jemi më të bashkuar si skuadër në fushë. Nuk duhet të flasim sikur të kemi humbur kampionatin, duhet ta marrim ndeshje pas ndeshje, si burrat dhe të rregullojmë gjërat”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...