Modric i bindur: Kovacic do ta fitoj ‘Topin e Artë’

PUBLIKUAR

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, e ka mirëpritur ardhjen e bashkëkombësit të tij Mateo Kovacic në Real Madrid.

Dy kroatët pritet të luajnë së bashku në mesfushën e Real Madridit, ndërsa ai më i vjetri, Luka Modric ka folur fjalë të mëdha për të sapo ardhurin në ‘Santiago Bernabeu’, Mateo Kovacic.

Modric ka thënë se është i bindur që bashkëkombësi i tij, Kovacic, do të arrijë të fitoj çmimin më të madh individual për futbollist ‘Topin e Artë’, brenda dy viteve.

“Kovacic do të jetë me Topin e Artë pas dy vjetësh”, u shpreh Modric për të përditshmen sportive madrilene ‘Marca’. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...