Modric: Gjatë finales së Botërorit, Varane më tha se do ta fitoja Topin e Artë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ishte në garë për Topin e Artë 2018, të cilin e fitoi bashkëlojtari i tij te gjiganti spanjoll, Luka Modric, por francezi është i lumtur që kroati e ka fituar këtë çmim.

Në fakt, natën e finales së Kupës së Botës gjatë verës në Rusi, Varane kishte parashikuar se Modric do ta fitonte Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.

Modric tani ka zbuluar se Varane i kishte thënë atij se me pak fat, ai do ta fitonte Topin e Artë.

“Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe më uroi që e fitova Topin e Artë”, tha Modric në një intervistë për Telefoot.

“Ai u pikëllua që nuk e fitoi vetë. Së fundi, ai ma rikujtoi atë ma kishte thënë ditën e Kupës së Botës, se më pak fat, unë do ta fitoja Topin e Artë edhe pse e humba Kupën e Botës”, shtoi Modric. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...