Me fotografinë, në të cilën ka pozuar me një kostum të larjes provokues dhe ku në plan të parë janë vithet e saj superseksi, ajo ka shkaktuar një ortek komentesh, shkruan “Zëri.info”.
Modelja dhe instruktorja e fituesit Tammy Hembrow në rrjetin social “Instagram” është një yll i vërtetë për shkak të fotografive provokuese, të cilat ajo i ndan me dhjetë milionë fansat e saj. Fotografia e fundit e postuar nga ajo nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës. Me fotografinë, në të cilën ka pozuar me një kostum të larjes provokues dhe ku në plan të parë janë vithet e saj superseksi, ajo ka shkaktuar një ortek komentesh. Shumica janë të bindur se në këtë fotografi ajo është tërësisht e zhveshur.

“Prit, ku është kostumi i larjes?”, “Oh Zot, a është kjo edhe një hapje e këmbëve?”, ishin disa nga pyetjet nga fansat e saj. Edhe pse disa e konsiderojnë këtë fotografi paksa vulgare, shumica e adhuruesve të saj janë të kënaqur me paraqitjen seksi të kësaj bukurosheje. “Nuk mund të besoj sa je e bukur”, “Ti je një perëndeshë e vërtetë”, “A je ti e vërtetë?”, “Mendoj se jam dashuruar”, janë vetëm disa nga komentet përkrahëse në “Instagram”.
Ajo konsiderohet si njëra ndër femrat më seksi në “Instagram”. Edhe pse ka lindur dy fëmijë, kjo nuk vërehet aspak në trupin e saj, të cilin ajo rregullisht e gdhend në palestër, ku ajo jep instruksione fitnesi për mijëra të anëtarësuar. Ajo gjithashtu ka blogun e saj, ku mund të gjenden këshilla të ndryshme për një jetë të shëndetshme./ZERI



