Modelja e njohur arrin të kontaktojë hakerin që ia bllokoi Snpachatin, përgjigja e tij do t’iu habisë

PUBLIKUAR

Iskra Lawrence është një nga modelet më reale të industrisë së modës.

Kjo për arsye se linjat e saj nuk ngjasojnë aspak me ato të modeleve të zakonshme dhe shesh e ngrit zërin kundër rregullimit të formave trupore me fotoshop.

E lumtur me linjat ‘plussize’ ajo poston shumë fotografi të sajat në profilet e saja në rrjetet sociale, transmeton ORAinfo.

Mirëpo Lawrence ka treguar se nuk është gjithçka perfekte në botën e internetit. Së fundmi, llogaria e saj personale në Snapchat është bllokuar nga një haker i cili po ashtu e kishte kërcënuar me jetë.

Por për ti qetësuar gjakrat, modelja kishte vendosur që të bisedonte me të dhe të mundohej që të n xirrtë më të mirën nga ajo bisede. Dhe me të vërtetë ajo kishte ndodhur, përcjellë ORAinfo.

Hakeri i kishte thënë se i kishte bllokuar llogarinë vetëm sa për tu argëtuar në mungesë të shokëve.

Iskra e kishte inkurajuar që të fillonte t’i shfrytëzonte aftësitë e tij kompjuterike për të formuar ndonjë organizatë teknologjike dhe në këtë mënyrë do të arrinte edhe të socializohej me njerëz të tjerë.

Në fund modelja ka treguar se ishte ndjerë shumë mirë pas asaj bisede. Kjo edhe e ka shtyrë që të kërkojë nga kompania e Facebook, Instagram e Twitter që të rrisin sigurinë nëpër rrejte sociale. /ORAinfo/

 

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...