Qeveria “Mustafa” të mërkurën e ardhshme do të ballafaqohet me sfidën e parë konkrete rreth legjitimitetit të saj. Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të thërrasë seancë plenare për votimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, pas sigurimit të 42 nënshkrimeve nga ana e deputetëve kryesisht të opozitës, shkruan sot, gazeta Zeri.
Nga kjo listë nënshkrimesh 30 ishin nga partitë opozitare dhe 12 nga partitë tjera, duke përfshirë edhe ato në pushtet dhe deputetë të pavarur që kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë aktuale.
Nënshkrues të mocionit janë edhe tetë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në dokumentin drejtuar legjislativit opozita ka thënë se ekzekutivi i tanishëm duhet të largohet për shkak të krizës politike që ka futur vendin. Si arsye përmendet edhe mosbesimi që sipas opozitës kjo Qeveri ka krijuar tek qytetarët.
Përfaqësuesit e partive opozitare në vend u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë mocion, i cili do ta dërgonte në shtëpi Qeverinë e tanishme. Skeptik rreth situatës në vend dhe përmirësimit të gjendjes është shprehur edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Ai ka kërkuar zgjidhje të këtij stagnimi, siç ka thënë, për hir të qytetarëve…


