Mocioni i mosbesimit për Qeverinë Mustafa, javën tjetër dërgohet në Kuvend!

PUBLIKUAR

Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Haxhi Shala, ka theksuar se mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Kosovës, ka filluar të merr mbështetje, jo vetëm nga partitë opozitare, por edhe nga deputetë të partive që janë në pushtet.

Shala, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në InfoMagazinë të KlanKosova-s, ka thënë se shefat e grupeve parlamentare po mbajnë takime të përbashkëta, dhe se sipas tij, “po e harmonizojnë tekstin e mocionit”.

“Po punojmë me deputetët e pozitës dhe minoriteteve, që javën tjetër të jemi të gatshëm të procedojmë mocionin, dhe që pastaj të përcillet në seancë. Ne nuk kemi koordinim më asnjë parti në pozitë, por kemi koordinim me disa deputetë te Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe minoriteteve”, ka thënë ndër tjerash Shala.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...